I.N.Galeria e Arteve Pamore Tetovë shpall konkurs për ekspozitë me fotografi artistike

analog slr camera and film


KONKURS


Galeria e Arteve Pamore –Tetovë, shpall konkurs të hapur me fotografi artistike të titulluar “Unë dhe 1000 fjalë”. Konkursi është i hapur prej 03.04.2017 deri më 20.04.2017 në ora 15:00.

• Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e të gjitha grupmoshave, pa marr parasysh profesionit të tyre
• Konkursi nuk ka karakter garues
• Pjesëmarrësit kanë të drejtë të konkurojnë me 3 fotografi artistike dhe varësisht nga numri i konkuruesve do të percaktohemi se sa fotografi do të ekspozohen
• Fotografitë të mos kenë qenë të ekspozuara më parë
• Fotografitë të përmbushin përmasat teknike me rezulucioni 300 DPI, të jenë të titulluara dhe të nënshkruara me emër dhe mbiemer të autorit
• Tema e fotogarfisë është e lirë
• Pjesëmarrësve do t`ju jepet mirënjohje për participimin e tyre në ekspozitë
• Materiali mund të dorëzohet përmes postës elektronike: konkurs@galeriaeartevetetove.com apo direkt në zyrat e Galerisë të cilat do të jenë të hapura cdo ditë pune prej orës 09:00 – 15:00
• Faza e dytë e projektit vijon me formimin e komisionit profesional për përzgjedhjen e fotografive
• Fotografitë e përzgjedhura do të ekspozohen në ekspozitën “Unë dhe 1000 fjalë”, në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovënull