Kolonia Artistike 2019

Fillon “Kolonia Artistike 2019” e organizuar për të 10 vit me radhë nga I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë

Sot më 20 Qershor 2019 në hapësirat e shkollës “Maarif” në Tetovë filloi evenimenti tradicional “Kolonia Artistike 2019”, e organizuar nga I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë që tani më është shëndërruar në tradicionale dhe mbahet për dhjetë vite me radhë.

Pjesëmarrës në këtë edicion të Kolonisë Artistike jane 22 artistë, nga vendi dhe artistë që vijnë nga rajoni, gjegjësisht nga Shqipëria, Kosova, Bonja e Hercegovina, Turqia, Ukraina e Rusia.
“Kolonia Artistike 2019” do të zgjat deri më 30 qershor, ndërsa nesër me 21 Qershor 2019 (e Premte) me fillim në orën 15:00 në amfiteatrin e shkollës “Maarif” do të bëhet hapja solemne e 10 vjetorit të evenimentit tradicional “Kolonia Artistike 2019” .

Përveç krijimit të veprave artistike, në këto 10 ditë do të realizohen edhe vizita nëpër objektet dhe vendet me vlerë historike-kulturore në Tetovë si dhe në Shkup e Gostivar.

Ndërsa të shtunën me 29 Qershor në ora 19:00 në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore – Tetovë do të bëhet hapja e ekspozitës “Kolonia Artistike 2019”.

Kolonia Artistike përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetet nga shkolla “Maarif”.


B>