Pjesmarrësit e Kolonia Artistike 2019, edicioni i X-të dhe jubilar e organizuar nga I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë, në programin e aktiviteteve dita e diel ishin për vizitë në fshatin Duf të Rekës së Epërme. Stafi i galerisë dhe artistët pjesëmarrës në koloni ishin mysafirë të Shoqatës malore “Nivishta” me kryetarin e saj z.Bardhul Miftari, për të cilët në ambient të hapur me bukuri të rralla natyrore u shtrua edhe një drekë. Besojmë se mysafirët ngelën tejet të kenaqur nga kjo vizitë duke shpresuar për bashkëpunim të mundshëm në vitet në vijim.