Hapja solemne e Kolonisë Artistike 2019

Në hapësirat e shkollës “Maarif” në Tetovë sot u bë hapja soleme “Kolonisë Artistike 2019” edicioni i X-të dhe jubilar e organizuar nga I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë.
Nikoqirët e këtij evenimenti u nderuan nga z. Valmir Aziri Sekretar shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, z. Christian Thimonier Ambasador i Francës në Shkup, z. Bexhahudin Shehabi Këshilltar në Ministrinë e Kulturës së RMV-së, Profesorë nga Fakulteti i Arteve të UT-së, Profesorë të shkollës Maarif, artistë mysafir nga Tetova e artdashës.
Drejtori i Galerisë së Arteve Pamore z. Reshat Pajaziti falenderoi drejtorin e shkollës Maarif z.Zafer Çinar , sekretarin e Ministrisë së Kulturës z.Valmir Aziri , për prezencëen dhe përkrahjen tuaj.
Tani më 12 vite Galeria jonë me angazhimin e palodhshëm të stafit punonjës dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve, ndërsa tani më 10 vite galeria e organizon ngjarjen tradicionale Kolonine artistike.
Këtë vit ne festojmë 10 vjetorin e manifestimit tradicional duke shpresuar edhe për shumë përvjetore të tjera të përkrahur nga të gjithë ju.
Si çdo vit edhe këtë vit Galeria tubon artist nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjërë, për ta begatuar koloninë dhe zgjeruar fondin e veprave artistike.Programi i kolonisë dhe rrjedha e ngjarjeve gjatë qendrimit 10 ditorë të artisteve do të jetë I përcjellur nga ana jonë dhe sigurisht do të ndiqet edhe nga mediumet dhe vizitat nga mysafir dhe artistët vendor.
Artistët pjesëmarrës na vijnë nga vendi ,Shqipëria,Kosova,Ukraina,Bosnja dhe Hercegovina,Rusia dhe Turqia.
Ne si institucion do të angazhohemi që si çdo edicion edhe ky 10 vjetor të kaloj rrjedhshëm dhe të ndahemi të kenaqur me artistët pjesëmarrës .
Pa e zgjatur më shumë unë i falemnderoj edhe një herë Ministerinë e Kulturës, shkollën Maarif, Komunën e Tetovës ,si dhe sponozorët për përkrahjen, përfundoi fajalimin e tij Drejtori Pajaziti.

Drejtori i shkollës Maarif z. Zafer Çinar në fjalën e tij përshëndetëse artistëve pjesëmarrës të Kolonisë ju uroj punë të mbarë gjatë qëndrimit 10 ditorë në hapësirat e kësaj shkolle.
Ai theksoi se evente të tilla kulturore janë të rëndësishme dhe të mirëseardhura për shkollën Maarif ku artistët krijojnë dhe ndajnë mes vete eksperienca dhe kultura të ndryshme nga vendet nga ata vijn dhe se arti nuk njeh kufi dhe nuk bënë diferenca në baza etnike dhe fetare.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri bëri hapjen e edicionit të X-të me radhë të Kolonisë Ndërkombëtare Artsitike.
Në fjalimin e tij z. Azriri theksoi se sot Sot është viti jubilar i kësaj Kolonie, është viti i dhjetë i cili tregon për përkushtimin e të punësuarve në I.N. Galeria e Arteve Pamore të Tetovës.
z.Aziri foli për historikun e kësaj Kolonie se si filloi në vitin e dytë të funksionimit të këtij institucioni si nevoj e asaj periudhe për krijimin e urave për bashkëpunim me artistët e rajonit dhe me Galeritë Kombëtare të shteteve të rajonit dhe më gjërë, në bisedat dhe takimet që i zhvillonim në atë kohë me Galeritë arritëm deri tek ideja e përbashkët që të krijojmë Koloninë Artistike Ndërkombëtare me dy qëllime, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për ta pasurar Galerinë e Arteve të Tetovës me piktura të reja të cilat i mungonin çdo herë.
Fillimi ishte shumë i rëndë pasi kolonitë artistike përundonin të dështuara të organizuara nga disa individ dhe shoqata.
Mënyra institucionale e kësaj Kolonie bëri të ketë një jetëgjatësi dhe sot mbush dhjet vite dhe është rritë, siç shof në organizimet që ndodhin çdo vit e më tepër po profesionalizohet dhe besoj se Galeria e Arteve Pamore e Tetovës ka krijuar një Institucion brenda Institucionit me këtë koloni ku i ka hapur dyert e bashkëpunimit me të gjithë artistët e rajonit dhe ndërkombëtar.
Në emër të Ministrisë të Kulturës i përgëzoj për punën dhe Ju uroj që sa të egzistoj Galeria e Arteve të Tetovës të egzistoj dhe kjo Koloni.
Fjalë rasti pati dhe z. Bexhahudin Shehabi këshilltar në Ministrinë e Kulturës së RMV-së i cili theksoi se qëllimi i një evenimenti të tillë është që të tubojë artistë nga shtete të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë vepra unike përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe teknikave të ndryshme të punës..
Gjatë këtyre ditëve artistët pjesëmarrës në koloninë artistike do të pikturojnë nga tre vepra me motive dhe teknika të ndryshme pikturimi të cilat do të ekspozohen më datë 21.06.2019 ( e premte) në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. l