Në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier për herë të parë prezantohet projekti ndërkombëtar i pari i këtij formati “25 vepra arti nga koleksioni i I.N.Galeria e Arteve Tetovë”
Inicimi i projektit “Prezantimi i 25 veprave nga koleksioni i I.N.Galeria e Arteve Tetovë “ nga drejtori z. Ilir Kurtishi mbizotëruan të premten (8 Shtator 2023) që lam pas hapësirat e Galerisë së Arteve “ Vilson Kilica” në Fier të Republikës së Shqipërisë.
Me tematika, teknika e formate të ndryshme, pikturat kanë shpërfaqur një horizont të gjërë e të llojllojshëm të artistëve vendas dhe ndërkombëtar veprat e artit të cilat janë pjesë e thesarit të begatë të Galerisë së Arteve të Tetovës dhe të pasurisë kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Artistët pjesëmarrës janë: Agron Polovina, Nehat Beqiri, Nevzat Bejtuli Kica, Anastas Konstandini Taso, Omer Kaleshi, Pavle Kuzmanovski, Mustafa Arapi, Constantin Migliorini, Dieter Kunz,Sefedin Stafa, Zharko Jakimovski, Helidon Haliti, Kata Rudakova, Zaim Elezi, Hajrush Fazliu, Nora Halimi, Valentina Ilijevska, Drenusha Palloshi dhe Emine Yildirim.
Në hapjen e ekspozitës, fjalim të rastit kishte nikoqiria znj. Elencia Peloli drejtoresha e Galersë së Arteve të Fierit “Vilson Kilica” e cila theksoi se për herë të parë në historinë e kësaj galerie, ka kënaqësi të prezentojë pjesë të përzgjedhur nga koloksioni i Galerisë së Arteve të Tetovë. Më tej shtoi se ky koleksion përbëhet prej 25 veprave të artit të realizuara kryesisht nga kolonitë e artit, koleksion ky që prezanton disa nga artistët më të rëndësishëm të artit të R. Shqipërisë, R. Maqedonisë së Veriut, R. Kosovës nga rajoni dhe më gjërë. Ky koleksion është sjell para publikut dhe artdashësve të qytetit të Fierit me qëllim të promovimit të vlerave dhe rëndësinë artistike të saj. Realizimi i këtyre ekspozitave përkon rrëzimin e kufijëve formal për një zhvillim artistik kombëtarë konglomerat për të shpresuar që arti dhe kultura janë padyshim një nga promotorët më të rëndësishëm të kësaj politike.
Ndërsa, z. Ilir Kurtishi drejtori i Galersië së Arteve Tetovë, në fjalën e tij të rastit falënderoi drejtoreshën e Galerisë së Fierit “Vilson Kilica” znj. Elencia Peloli për gadishmërinë dhe përkushtimin e treguar për organizmin e këtij evenimeti të përbashkët për të promovuar dhe afirmuar artin dhe kulturën tonë të përbashkët, si dhe të pranishmit që nderuan këtë aktivitet dhe theksoi se në këtë ekspozitë kemi bërë një përzgjedhje nga koleksioni ynë i begatë i Galerisë së Arteve Tetovë me 19 autorë dhe 25 vepra arti për t’i prezantuar në Galerinë “Vislon Kilica” në qyetin e Fierit.
Më tej z. Kurtishi potencoi se bashkëpunimi i kësaj natyre do të vazhdojë dhe në të ardhmen për promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve. Njëherit kjo formë e promovimit ngrit vlerat kulturore dhe artistike të të dy shteteve.
Hapjen e ekspozitës, e nderoi me prezencën e tij, piktori i mirënjohur z.Helidon Haliti, mjeshtri shqiptarë i mozaikëve i vetmi artist në botë, që numëron 11 rekorde Guinness z.Saimir Strati, mjeshtri i figuarcionit prof. Hajrush Fazliu si dhe personalitete nga jeta publike e kulturore nga qyteti i Fierit dhe më gjërë.
Ndërkaq, drejtori z. Ilir Kurtishi e udhëhoqi delegacionin e Galerisë së Arteve Tetovë të përbërë nga kuratori i artit z. Afrim Ziberi dhe znj. Arbenita Meta nga sektori i fotografisë dhe mardhënjeve me publikun.
Ekspozita nxiti interesim të madh në mesin e publikut nga qyteti i Fierit dhe më gjërë, që rezultoi me vizitën e shumë vizitorëve dhe me kritika tejet pozitive nga profesionistët e pranishëm në hapjen e këtij evenimenti, për këtë vlerësim dhe inkurajim, projekte të kësaj fryme dhe të tjera do të vazhdojmë të realizojmë dhe në të ardhmen promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë dhe të R. Maqedonisë së Veriut.
Kurator i projektit: Afrim Ziberi
PR & Fotografitë: Arbenita Meta