Hapja e ”Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2023″

I.N.Galeria e Arteve Tetovë fillon eventin madhështor”KOLONIA NDERKOMBETARE ARTISTIKE 2023”me hapjen e ekspozitës personale të piktores Teuta Hoxha Imeri.
Prej sot më 30 Qershor deri më 4 Korrik në hapësirat e hotelit “Scardus”në Kodrën e Diellit do të zhvillohet edicioni 14-të i Kolonisë së Artit. Galeria jonë me angazhimin e palodhshëm të Drejtorit z.Ilir Kurtishi, stafit punonjës dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve, ndërsa tanimë 14 vite Galeria e organizon ngjarjen tradicionale Koloninë Ndërkombëtare Artistike.
Ky event madhështor që organizohet vite rradhazi u hap në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë ku të pranishëm ishin emra eminent ngafusha e artit, kulturës, muzikes, biznesit dhe arsimit.
Këtë vit në Koloninë Ndërkombëtare Aristike pjesëmarrës janë 21 artistë nga vende të ndryshme si:Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi i kolonisë është që çdo vit të mbledhë artistë eminentë nga rajoni dhe nga shtetet tjera, ku artistët do të inspirohen nga bukuritë e Malit Sharr dhe burimet e tij, ku do të krijojnë pjesën artistike që do të ndikojnë në njohjen dhe krijimin e përbashkët.
Gjatë këtyre ditëve artistët pjesëmarrës në Koloninë Artistike do të pikturojnë nga dy vepra me motive dhe teknika të ndryshme pikturimi të cilat do të ekspozohen në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. Artistë nga vende të ndryshme do të qëndrojnë nga data 30.06.2023 deri më datë 04.07.2023.
Drejtori i Galerisë së Arteve Tetovë z.Ilir Kurtishi përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi mirëseardhje të ngrohtë artistëve që kanë ardhur nga vende të ndryshme, duke ju dëshiruar fillim të mbarë. Poashtu drejtori i Galerisë Arteve theksoi që kjo ngjarje kulturore është e rëndësishme dhe na mundëson shkëmbimin e ideve dhe kulturave të ndryshme.
Nikoqirët e këtij evenimenti u nderuan nga Drejtoresha e Galerisë Nacionale Shkup znj.Dita Starova e cila i përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi se ekspozita e titulluar “Loja pa kufi” e Teuta Hoxha Imeri paraqet një udhëtim personal të artistes ,e shprehur në formë të grafikave. Sekretari Shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës z,Valmir Aziri i përshëndeti të pranishmit dhe njëkohësisht e shpalli të hapur Koloninë Ndërkombëtare Artistike 2023..