Orari i punës: H. – P. 8:30 a.m. – 4:30 p.m.

“Edhe ne jemi artistë” ekspozitë dedikuar fëmijëve me nevoja të posaçme 2023

Galeria e Arteve Pamore Tetovë përmbylli programin e vitit 2023 me ekspozitën🎨 e veçantë nga nxënësit me nevoja të posaçme
I.N. Galeria e Arteve Pamore të Tetovës përmbylli programin e vitit 2023 me


Sot, në hapësirat e SH.F.K “Liria” në Tetovë u ekspozuan vizatimet e krijuara nga fëmijët me nevoja të veçanta që u realizuan në kuadër të puntorisë së artit “Edhe ne jemi artistë” e kuruar nga z. Behar Ferati kuratori këshilltar i I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë.
Ky projekt kulturo – social tashmë më tradicional i cili realizohet si pjesë e planit vjetorë të I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë dedikuar fëmijëve me nevoja të posaçme u realizua brenda (pesë) 5 ditëve, ku fëmijët kishin mundësinë të pajisën me çanta, materiale për vizatim dhe pikturë si dhe dhurata të tjera.
Punëtoria “Edhe ne jemi artistë” e përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës të Repubikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me SH.F.K “Liria” Tetovë realizohet për pesë vite me radhë dhe ka për qëllim largimin e paragjykimeve dhe inkurajimin e fëmijëve me nevoja të posaçme që në lëmin e artit pamorë dhe ata të ndjehen artistë. Ky projekt u ndihmon fëmijëve të krijojnë një lidhje mes asaj që po krijojnë dhe asaj që kanë arritur.
Drejtoresha e I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë znj. Arbenita Meta në fjalën e saj të rastit potencoi që Galeria e Arteve Tetovë do të vazhdojë të jetë në mbështetje të plotë të personave me nevoja të posaçme dhe gjithnjë do të përkrah integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Gjithashtu, drejtoresha e Galerisë znj. Arbenita Meta ndau mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në punëtorinë e artit “Edhe ne jemi artistë” si dhe në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndau mirënjohje për punën e pa lodhur dhe mësimdhënësve të Qendrës Burimore SH.F.K “Liria” Tetovë.
Në këtë ekspozitë prezente ishte dhe drejtoresha e SH.F.K “Liria” Tetovë, znj. Farije Idrizi Kasami e cila përgëzoi dhe falenderoi I.N. Galeria e Arteve Pamore Tetovë për organizimin dhe realizimin e përbashkët të projektit “Edhe ne jemi artistë”.
Ky projekt tashmë tradicional në Galerinë e Arteve Pamore të Tetovës ndihmon në thyerjen e barierave sociale ku e ndryshmja të mos konsiderohet si pengesë dhe lidhjet njerëzore të jenë të pa kushtëzuara.
Punëtoria e artit “Edhe ne jemi artistë” u pёrmbyll me ekspozitё ku u shfaqën punimet e nxënësve tё krijuara gjatë realizimit të këtij projekti.