Programi vjetor për vitin 2025

I. N. Galeria e Arteve – Tetovë publikon programin vjetor për vitin 2025, i cili përfshin projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Programi përmban edicionin e 16-të të Kolonisë Artistike Ndërkombëtare, Ekspozita Personale dhe Kolektive, Punëtori si dhe realizimin e një Murali, të cilat do të zhvillohen gjatë vitit 2025.
Me këtë program, vazhdojmë përkushtimin tonë për të sjellë përmbajtje të larmishme të artit pamor dhe për të pasuruar skenën artistike, duke u ofruar artdashësve aktivitete unike dhe frymëzuese.

Në vegzën më poshtë e gjeni të bashkangjitur programën e plotë:

Programi vjetor 2025