Në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë kishim nderin të bëjmë hapjen e ekspozitës personale të dizajneres së tekstilit Valentina Marku Pajaziti e titulluar “Mburroja e Femrës”.
Përpara artdashësve tetovarë dhe mysafirëve të pranishën Valentina u prezntua me 30 punime artistike.
“U mblodhëm sonte sërish në vendin e vetëm ku artistët tanë shfaqin veprat e tyre artistike, ekspozojnë para jush jo vetëm veprat por edhe shpalosin botën e tyre krijuese duke ju lënë Juve të vështroni me syrin tuaj kritik punën dhe mundin e tyre.
Galeria e Arteve Pamore sonte para jush prezanton veprat e dizajneres znj.Valentina ,ekspozitë kjo e veçantë dhe tërhjekëse për gjininë e bukur.
Aktivitet e galerise sone vazhdojne, projektet e parapara per kete vit vijojne ne ditet ne vijim duke ndjekur edhe festat e Nenorit qe po na paraprijne.
Ngadalë po sigurt Galeria jonë tani më ka krijuar traditë në organizimin e disa projekteve që po realizohen çdo vit dhe në çdo vit ne po pasurojmë fondin e Galerisë sonë me vepra unike të cilat në të ardhmen do të tregojnë edhe punën tonë të suksesshme si institucion kulturor në qytet.
Teë mbështetur nga Ministria e Kultures se R.së Maqedonisë së Veriut ne do të vazhdojmë të përkrahim artistët tanë të bëhen pjesë e programit tonë artistik për vitet në vijim, duke mbështetur gjithnjë artin dhe punën krijuese të tyre”, tha Drejtori i I.N. Galeria e Arteve Pamore z. Reshat Pajaziti në hapjen e ekspozitës.
MBURROJA E FEMRËS
Në rrugëtimin e zhvillimit të njeriut gjithmonë kemi shfaqur interes për trupin apo format, si dhe kemi ndikuar duke garantuar në plotësimin e nevojave të tyre. Nëse për mashkullin veshja është element për të garantuar ngrohtësi dhe preformancë estetike, tek femra veshja ka qenë mburrojë në çdo pjesë të paraqitjes së sajë dhe si e tillë ka përcjellur elemente hyjnore. Elementet hyjnore tek femra janë të thella ato depërtojnë nga imazhet e hapësirës deri tek figurat të rrethuara me florën dhe faunën që mposhtin çdo trishtim duke ngjallë admirim në petkun e saj që shtrihet përgjatë trupit ku kjo e forcon natyrën e saj të brishtë. Korseti i projektuar për mbështetje të trupit paraqitur me material të cilat në vete përcjellin mesazh, lidhshmëria e gozhdave dhe perit e që në tapiseri flet vet materia që ka lidhjen e forcës dhe mbrojtjes. Meqë roli i gozhdës shihet si element ndërtimi dhe ka forcën e qendrushmërisë, ajo tek tapiseria ka rol po me karakterin e forcës mbrojtëse. Një bust i shtrënguar me material si nga metali, lekura, druri, peri etj,. i krijuar për linjën e trupit të femrës e që shekuj më rradhë e karakterizon trupin e hollë e elegant të linjave natyrore të femrës. Eksplorimi i materialit me potencialin e gruas janë dy fusha që lidhen njëra me tjetrën duke treguar dukshëm ndikimin e forcës dhe instiktit.
Joshjet e mundshme të femrës synimi dhe pikëpamjet e ndryshme të gjendjës së saj në shoqërinë që e rrethon e që vazhdimisht theksohet me veshjen duke futur arsyen përpara realitetit. Frymëzimi i një rryme të tillë vjen nga shumë faktorë ku femra shihet si e lehtë, shfaqjet e saj erotike përcillen me delikatesën e çorapit të mendafshtë, paraqitja e emocioneve si dhe repotacionin e keq që ia veshim ne si shoqëri duke e paragjykuar.
Femra është si stinët ajo është e gjallë, e ngrohtë, e brishtë, e ftohtë. Figurat e modeleve të paraqitura me anën e pikturës janë natyra të frymëzuara për nga karakteri i nënës natyrë që na dhuron neve për një pamje të përafërt më të që trupi dhe natyra bëhen një dhe japin fuqinë e shpërthimit të karaktereve. Veshja shkaktohet vizualisht edhe psikologjikisht ku bien në sy format vala e ngjyrave të panumërta dhe shkëlqimi që ka tendencën për të dhënë urdhër dhe mbrojtje, kontribon në prodhimin e efekteve dramatike duke krijuar intensitet dominues emocional. Një lojë e tillë e linjave, ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta që sugjerojnë një lojë misteri të gruas-femrës.
Një pamje tjetër e përdorur për të shtuar më shumë emocion është edhe instalacioni. Paraprakisht një formë që ka pamjen e ç’thurur të femrës, një shkallë mes ekstremeve të shfaqjeve të një gjendjeje me probleme, një ide për të trajtuar dhe shprehur personalitetin e femrës me materialin që e përfaqëson më së miri. Skena të tilla të prodhuara si tapiseri për të përshkruar cilësitë emocionale të femrës, shkalla e abstraksioneve të përdorura me forma të rrumbullakëta dhe grisjen e çorapeve janë realizuar për të shfaqur dhunën, delikatesën, dashurinë dhe pjellshmërinë. Çorapet e mendafshta që mund të quhen joshës njëkohësisht janë edhe të frikshme kur ato grisen. Duke ilustruar ndarjen e materialit në dy faza në origjinën e saj joshëse dhe asaj të frikshme, ku bekimet dhe mallkimet shtrihen bashkë nga abuzimet dhe proceset mashkullore. Çorapat e mëndafshta shpesh paraqesin joshje ndaj gjinisë mashkullore, mirëpo edhe në rastin e grisjeve të tyre shpesh japin efektin e kundërt të joshjes, duke e fiksuar idenë gjinia mashkullore se çorapet e grisura të një femre janë produkt i mosrregullimit dhe përkushtimit të dukjes së saj dhe kjo është shenja që krijon efekt të kundërt.
Një skemë e tillë ofron pasqyrimin e imazhit të femrës me detaje të vogla të një fisnikrie dhe fuqie që përcillet me shkëlqimin e materialit, një shëndijë jetike e imazhit të saj. Materiali që ka intimitetin e saj, orientimi im është zhvilluar duke theksuar materialin në këmbim me përformancën që shkakton materiali duke i kushtuar vëmendje forcës dhe efekteve që shkaktohen nga grisja e vet materialit.
Galeria jonë tani më 11 vite kontribuon në vetëdijësimin dhe afrimin e qytetarëve me galerinë, ju mundëson të gjithëve atyre që kanë prirje dhe dëshirë për artin figurativ të behën pjesë e ngjarjeve që realizohen në galerinë tonë si dhe të
gjithëve ju mundëson të shijojnë një mbrëmje të këndëshme duke ndjekur punën e artisteve vendas si dhe artistëve nga rajoni dhe më gjërë.