Ilir Kurtishi emërohet drejtori i ri në Galerinë e Arteve Pamore-Tetovë

Ilir Kurtishi është drejtori i ri i emëruar në I.N.Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë.

Kurtishi është kuadër profesionist me përvojë adekuate pune.

Ilir Kurtishi u lind në vitin 1977 në fsh. Kamjan të Tetovës ku mbaroi shkollën fillore ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Ka diplomuar në drejtimin Histori Arti dhe Arkeologji në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup.

Ka punuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shkup, në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sekretariatin për Çështje Europiane gjithashtu në Shkup.

Ka qenë pjesëmarrës në projekte të shumta arkeologjike në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Galerisë zgjidhet me një mandat katër vjeçar.

Stafi i Galerisë së Arteve Pamore Tetovë i uroj mirëseardhje z. Ilir Kurtishi dhe punë të mbarë në detyrën e re.