Ekspozita personale e artistit të njohur nga Kosova Hajrush Fazliu e titulluar “Imazhi Oval”

Në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë sonte u hap ekspozita personale e artistit të njohur nga Kosova Hajrush Fazliu. Ekspozita e titulluar “Imazhi Oval” paraqet aspektet më të thella dhe kuptimplota të përvojës njerëzore që kanë fuqinë për të na frymëzuar,sfiduar dhe transformuar në mënyra të thella.
Ai beson se arti duhet të jetë shprehje e pastër e mendimeve dhe emocioneve te brendshme të artistit , dhe jo një përfaqesim i thjeshtë i botës së jashtme.