Projekti “Tetova e bukur qëndro mos ik”

I.N Galeria e Arteve Tetovë ka filluar realizimin e projektit “Tetova e bukur qëndro mos ik”. Ky projekt i miratuar nga Ministria e Kulturës do të realizohet në rr.Marshall Tito tek ura në hyrje të qytetit të Tetovës.Forma e realizimit të këti projekti do të jetë në formë murali me dimenzione 3.4 x 3.6.Për realizimin e muralit komisioni pranë Galerisë së Arteve u përcaktua për skicën e artistes nga Kosova Mimoza Rraci .
Kuratore:Besa Murati
Foto:Besnik Musliu