I.N. Galeria e Arteve Pamore përmbyll me sukses edicionin e 14-të të evenimentit tradicional ndërkombëtar “ Kolonia Artistike 2023 “ Sonte në Galerinë e Arteve në Tetovë u hap Ekspozita Kolektive e organizuar tradicionalisht në suazat e evenimentit ndërkombëtar Kolonia Artistike 2023. Këtë vit Kolonia Artistike u mbajt në qendrën turistike në Kodrën e Diellit hotelin ”Scardus”, ku artistët krijuan vepra me teknika të ndryshme, të inspiruar nga bukuritë e Malit Sharr. Fjalën kryesore dhe përmbyllëse të këtij evenimenti e pati drejtori i Galerisë së Arteve në Tetovë, z. Ilir Kurtishi. z. Kurtishi falemnderoi Ministrinë e Kulturës së R M V. ,stafin e galerisë, artistët pjesëmarrës, dhe mediumet që ndoqën evenimentin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që ka ky eveniment për jetēn kulturore të qytetit të Tetovës si dhe ngritjen e vlerës së galerisë sonë me pasurimin e fondit të saj të veprave artistike me vlerë të çmuar.Këtë eveniment e përshëndeti edhe deputeti i kuvendit të RMV z.Bajram Kadrija i cili e falemnderoi drejtorin , stafin dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm. Në emër të artistëve pjesmarrës , evenimentin e përshëndeti piktori i mirënjohur z. Fehmi Hoxha i cili falemnderoi drejtorin e Galerisë së Arteve z.Ilir Kurtishi si dhe të gjithë pjesmarrësit për momentet e bukura që kaluan këto ditë. Në këtë event madhështor u ekspozuan punime të teknikave të ndryshme me tema dhe mesazhe të lloj-llojshme. Pjes e këtij evenimenti ishte edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës z.Valmir Aziri Ne falemnderojmë të gjithë artistët pjesmarrës:Valmir Aziri,Shqiponja Ahmedi,Began Deari,Jasmina Krstoska. Lulzime Osmani, Drenusha Plloshi,Ylber Dauti, Fatlon Ibishi, Fehmi Hoxha, Amire Demolli,Veton Gusia ,Zana Ramadani, Mjellma Goranci Firzi, , Elena Dragusha,Teuta Imeri , Fatos Bylykbashi, Mikel Temo, Helidon Haliti dhe Bajram Kadrija që ishin pjesë e kësaj ngjarje si dhe ftojmë të gjithë qytetarët artdashës të vizitojnë ekspozitën “Kolonia Artistike” 2023 që do të jetë e hapur 10 ditë në hapësirat e Galerisë. Kurator i Kolonisë Artistike Ndërkombëtare : Behar Ferati ? Arbenita Meta & Besnik Musliu