Orari i punës: H. – P. 8:30 a.m. – 4:30 p.m.

Rreth nesh

galeria e arteve tetovë

Hamami gjendet në anën e majtë të lumit Shkumbin, në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës. Në afërsinë e tij drejtpërdrejtë gjendet Xhamia e Larme, me tyrbe dhe çesme, konaku i Beut dhe urra.

Të gjitha objektet bashkërisht formojnë një kompleks, karakteristikë e formësimit urbanistik të qyteteve në periudhën osmane.

Hamami I vjetër me shekuj rreziston si dëshmi për mënyrën e jetës në një periudhë të caktuar kohore, sidomos për shkak të funksionimit, arkitekturës, matrialeve burimore dhe teknikës së ndërtimit, i ndërtuar nga fundi I shekullit 15, Hamami në mënyre aktive merr pjesë në ambientin kulturorë dhe në defenimin e pamjes integrale të qytetit të Tetovës. Supozohet se e ka ndërtuar Mehemet Celebiu, i biri i Isak Beut. Me karakteristikat e veta arkitektonike , tipologjike dhe stilisitke fiton një vlerë të vecantë, që manifestohet me një organizim të pastër dhe të qartë hapsinor.

Hamami në bazament është objekt kënddrejtë, i ndërtuar me mure masive nga gurë të përpunuar vrazhdë dhe tulla. Si konstruksione kulmore janë shfrytëzuar qemerë kube me dimenzione të ndryshme, me cka është formuar fasada e pestë e larmishme, që I jep një joshje objektit. Kupolat janë ngritur me tambura tetëkendëshe, të mbulara me qeramide turke dhe streha të shkurtëra të profilizuara nga gurri.
Hamami është i tipit të objekteve unikate me një program të hapsirave do të thotë nuk ka ndarje të pjesëve të veçanta në të dyja pjesët në të cilat janë larë burrat dhe gratë. Organizmi i hapsirës së brendshme të hamamit është pasojë e kushtëzimit të ndersjellë të funksionit të tij. Prej tij dalin tri pjesë kryesore të hamamit: 1. Hapsira për pushim dhe biseda, 2. Zhveshtorja dhe 3. Hapësira e ngrohtë për larje.

Hapsira e parë Salla e Shadervanëve, shërben për adaptimin e temperaturës së brendshme, pushim dhe bisedë. Kjo është hapsira me kupola, të cilën e mbajnë pandatifet, e përpunuar dekorativisht. Nga kjo hapsirë, permes tri hapjeve hyjet në hapsirën e dytë, të ashtuquajturën kapallëk, dedikuar për përgatitje para larjes, adaptim të trupit për temperaturë të lartë . Kjo është një hapsirë kënddrejtë me dy kupola të vogla të vendosura me pandatifa dhe harqe, të cilat janë të përpunuara dekorativisht me rradhë tullash. Hapsira vujuese është helveti, banjo, që ka shërbyer për larje. Kjo është një hapsirë katrore, me kulm kupole që qëndron në pandatife dhe përforcuar me një sërë prej gjashtëmbëdhjetë hapësh në formë të yllit, të cilat në mënyrë zenitore e kanë ndriçuar hapsirën. Në këndet e helvetit majtas dhe djathtas, ka dy lokale të vogla helveta të nxehta, që kanë shërbyer për larje në temperaturë më të lartë. Pranë mureve, ka pasur vendngritje prej pllakash për ulje, përreth koritave nga mermeri kurna me ujë të nxehtë dhe të ftoftë. Këto hapsira janë kulmuar me kupola më të vogla të përforcuar me nga 8 hapje të rëndituara në menyrë qarkore rreth temëve të kupolës, nga ana veriore e objektit ka qenë i vendosur rrezervoari për ujë i quajtur hazna dhe nxehmje qylhan. Për këto hapsira të veçanta në anën veriore..

Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore, objekti e ka rujatur formën e tij autentike ndërtimore. Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra Nacionale për Konzervim, e ndihmuar nga programi i “Fondit amasadorial”, pranë Ambasadës Amerikane në R. e Maqedonisë në vitin 2005/07, hapsira është adaptuar në Galeri Artisike, me cka Hamami fitoi një trajtim të ri bashkëkohor, që mundëson objektit sërish të ngjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet..

Our corporate team oversees weekly flowers, plant maintenance holiday decor, galas, and events.

Stafi

njoftohuni me stafin
Arbenita Meta
'.esc_attr__('image', 'camelia').'
Fotograf
Nuran Iljas
'.esc_attr__('image', 'camelia').'
Bibliotek
Berlinda Amiti
'.esc_attr__('image', 'camelia').'
Grafik Dizajn